Në kuadër të thirrjes të iniciativës “Zgjerimi i praktikës standarde të planifikimit të integritetit në nivel vendor”, e cila mbështetet nga projekti STAR 3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) Bashkia Përmet u përzgjodh një nga 14 bashkitë fituese në procesin e planifikimit të integritetit për njësitë e qeverisjes vendore dhe do të përfitojë asistencë teknike për hartimin e Planit të Integritetit ,një dokument strategjik anti-korrupison në nivel vendor.
Ditën e sotme u realizua takimi prezantues me grupin e punës , ku stafi i bashkisë me pjesëmarrjen dhe disponibilitetin e tij shprehu
përkushtimin dhe gadishmërinë në hartimin e këtij plani.
Bashkia Përmet nuk ka hartuar më përpara plan integriteti dhe asistenca e stafit të IDM-së do të ndihmonte dhe përmirësonte përdorimin e burimeve të kufizuara të bashkisë me eficençe ,efiktivitet dhe transparencë, për të promovuar dhe aplikuar një kulturë pune pro-integritet, në interes të publikut në çdo kohë, me etikë dhe në mbështetje të zbatimit të ligjit.
Angazhimi dhe bashkëpunimi me sukses në gjithë proçesin do të arrijë të krijoj një kuadër të brendshëm rregullator për të parandaluar dhe adresuar shkeljet e integritetit .