Bashkia Përmet ështe përfituese e disa projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Pikërisht në bibliotekë janë implementuar dy projekte të tilla, i pari për rikonstruksionin dhe dixhitalizimin e bibliotekës dhe i dyti për krijimin e këndit të biznesit. Projekti “Krijimi i klubeve të biznesit për nxitjen e sipërmarrjes në zonën ndërkufitare” i implementuar nga Bashkia Përmet me partnerë Bashkinë Argos Orestiko, Management and Administration Authority Technopolis Thessalonikis SA, Libraria Publike e Konicës, Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë ka si qëllim të sigurojë mbështetje për sipërmarrjet e reja inovative në zonën ndërkufitare, sidomos ato të drejtuara nga femrat dhe të rinjtë.
Në ditën Informuese të Këndit të Biznesit me pjesëmarrjen e kryetares së bashkisë u realizua një takim me zonjat dhe të rinjtë, të cilët kanë hedhur hapat e tyre të para drejt sipërmarrjeve që promovojnë qytetin tonë ,ku rezultati kryesor është krijimi i “Këndit të Biznesit” , që përfshin postacione me kompjutera dhe printer që mund të përdoren nga bizneset e reja që regjistohen. Këndi i Biznesit do të jetë funksional dhe efektiv duke vazhduar me trajnime nga ekspertë në lidhje me hartimin e planit të biznesit, marketingun dhe tematika të tjera të rëndësishme për bizneset e reja.
Në fokusin e bashkisë është dhe do të jetë mbështetja dhe stimulimi i bizneseve që sjellin rritje ekonomike dhe promovojnë vlerat turistike të zonës.