20.03.2022
Njësia e Integrimit Evropian i bashkohet nismës ”Shpërnda lumturi” Një arsye më shumë për të qenë i lumtur! Në 20 Mars Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet iu bashkua nismës globale “Shpërnda lumturi” edhe këtë vit. Shporta e “lumturisë” shpërndau mesazhe lumturie në qytetin e Përmetit, duke u kthyer buzëqeshjen njerëzve në këtë ditë. Kjo nismë synoj t’i bënte njerëzit të kuptonin rëndësinë e lumturisë dhe që rritja e saj ndikon pozitivisht në jetën e gjithësecilit prej nesh. Ju urojmë të keni vetëm ditë të lumtura!