Dhuratë e veçantë për fëmijë të veçantë.

Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuan dy aktivitete bamirësie (Nata e Filmit dhe Stenda e Ëmblësirave) gjatë javës së parë të Dhjetorit. Fondet e mbledhura u përdorën për të rregulluar një prej klasave në shkollën nëntëvjeçare ” Meleq Gosnishti” për nxënësit me nevoja të veçanta. Ky aktivitet u zhvillua…

Këndi i BE Përmet organizon aktivitetin “Ne jemi fëmijë të kësaj bote “

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një aktivitet të titulluar ” Ne jemi fëmijë të kësaj bote”.  Fëmijët interpretuan vjersha, këngë dhe pjesë teatrale për të drejtat kryesore të fëmijëve. Në fund të aktivitetit fëmijëve iu dhurua  libri i të Drejatve të Fëmijëve. Sa…

Një libër për një edukim më të mirë.

Gjatë muajit Nëntor Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese të titulluar ” Një libër për një edukim më të mirë”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e librave të cilat më pas iu dhuruan bibliotekës së shkollës nëntëvjeçare ” Meleq Gosnishti” më 16 Nëntor, Dita Ndërkombëtare e Edukimit.

Organizohet sesion informues Erasmus në Përmet.

The Perfect Gifts,Small Gift Earrings ,Bracelet,Necklaces ,Charms, RiNG “; Këndi i BE-së në Bashkinë Përment në bashkëpunimin me organizatën Përtej Barrierave organizoi ditën e hënë, 29.10.2018, një sesion informues me të rinjtë e Përmetit për programin më të rëndësishëm të BE pë të rinjtë, ERASMUS +. Të rinjtë morën informacion rreth mundësive që ofron program…

Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve u zhvillua një aktivitet me anëtarët e Klubit Veror të BE në Bënjë. Nxënësit  mësuan për rregullat e sigurisë para se të ekspolorin Kanionin e Lëngaricës dhe iu shpjegua kuptimi i kësaj dite dhe u zhvillua një leksion për fuqinë e të rinjve për të sjellë ndryshim.

Klubi Veror i BE, vizitë në Këlcyrë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Miqësisë, më 17 korrik, anëtarët e Klubit Veror të BE vizituan Këndin e BE të Bashkisë fqinje, Këlcyrës. Gjithashtu ata vizituan Kalanë e Këlcyrës dhe liqenin.  Më pas me anë të disa ushtrimeve argëtuese ata mësuan më shumë për rëndësinë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore që na rrethojnë.

Zhvillohet kick-off metting i EU Summer Club Përmet.

Gjatë muajve të verës Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh me nxënësit që janë pjesë e EU Summer Club. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të mësojnë rreth BE-së duke u argëtuar, duke shkëmbyer eksperienca dhe me anë të aktiviteteve në natyrë. Ditën e premte, 13.07.2018, u zhvillua takimi i…