Bashkia Përmet është një ndër shtatë bashkitë përfituese të Programit të Këshillit të Europës “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes se Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor”, te financuara nga BE.
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve Rome dhe Egjiptaniane për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.
Bashkia Përmet do të përfitojë prej ndërhyrjes së propozuar përmes zbatimit të metodologjisë ROMACTED dhe mbështetjes dypalëshe si kundrejt qeverisjes vendore dhe punes në komunitet përmes mobilizimit të Grupeve Komunitare të Veprimit.
Në kuadër të fillimit të zbatimit të këtij projekti, Kryetari i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Z. Claus Neukirch, zhvilloi një takim në Bashki, më 06.12.2017. Qëllimi i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit institucional në kuadër të këtij programi.