Bashkia Përmet ka përmbyllur me sukses fazën e parë të programit ROMACTED duke përmbushur të gjitha angazhimet dhe duke ruajtuar dhe çuar përpara përkushtimin e vazhdueshëm të Bashkisë Përmet ndaj përfshirjes sociale në tërësi dhe komunitetit romë dhe egjiptian në veçanti.
Sot në datën 05.11.2021 në “Ditën Ndërkombëtare të gjuhës Rome” u zhvillua në “Europe House” Tiranë firmosja e Memorandumit të Mirekuptimit midis Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë , Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Përmet në kuadër të zbatimit të Programit ROMACTED II në prani të Ministres Zj.Ogerta Manastriliu,ambasadorit të BE-së Z.Luigi Soreca , kreut të Këshillit të Evropës në Tiranë Zj.Jutta Gützkow .Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi midis palëve të mësipërme në funksion të zbatimit të programit në ketë fazë të dytë , i cili synon të promovojë qeverisjen e mire dhe fuqizimin rom/egjiptian në nivelin vendor.
Mbështetja e pakicave rome dhe egjiptiane është një prej prioriteteve të punës së bashkisë me synim integrimin më të plotë në shoqëri, arsimimin, punësimin, strehimin, promovimin e dialogut ndërkulturor, kujdesin social dhe shëndetësor.