Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2022, Bashkia Përmet ka nisur dëgjesat publike me grupet e interesit. Takimin e parë Kryetarja e Bashkisë sëbashku me stafin e saj e zhvilloi me kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Petran.
Gjatë takimit ata patën mundësinë të diskutojnë për problemet që shqetësojnë komunitetin e fshatrave të kësaj njësie, drejtojnë pyetje por edhe të bëjnë propozimet e tyre për buxhetin që do të hartojë bashkia .
Ndërkohë duke iu përgjigjur shqetësimeve kryetarja e bashkisë tha se të gjitha këto do të reflektohen gjatë hartimit të buxhetit dhe kërkoi bashkëpunim më të ngushtë të komunitetit me strukturat vendore në punët që janë ndëmarr dhe ato që pritet të bëhen.
Dëgjesat apo konsultimet me publikun për hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale do vazhdojnë në çdo njësi administrative dhe me të gjitha grupet e interesit.