TERRA MADRE DAY!

Terra Madre Day (Dita e Tokës) organizuar nga Slow Food me mbështetjen e bashkisë Përmet është kthyer në një ditë festive të përvitshme. Terra Madre Day mblodhi sot së bashku anëtarët e Slow Food Përmet, të cilët ndajnë mes tyre vizionin e një sistemi ushqimor që mbështet ekonomitë lokale, që respekton mjedisin, biodiversitetin, shijen dhe…

KONSULTIME PUBLIKE!

Vazhdojnë takimet publike në kuadër të miratimit të Paketës Fiskale 2020.
Përfaqësuesit e bizneseve u njohën me taksat dhe tarifat që do të paguajnë vitin e ardhshëm.

Dëgjuam me vëmendje sugjerimet e tyre, të cilat do të reflektohen edhe në projekt-propozimin,para se Paketa Fiskale 2020 të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.

#DëgjesaPublike
#BashkiaPërmet

PËRMETI SOLIDAR!

M I R Ë NJ O H J E DHE F A L E N D E R I M E Për të gjithë ata që iu bashkuan nismës së #BashkisëPërmet #Përmeti solidar , duke dhuruar të ardhura, ushqime e veshmbathje.Faleminderit të gjithë përmetarëve për ndihmesën, por mbi tē gjitha për solidaritetin dhe dashurinë.Faleminderit Shoqatës Kulturore Përmeti për…

AKSION PASTRIMI!

Kjo është ajo që të gjithë duam!Edukimi për mjedisin, fillon te femijët, te shkolla. Nën moton “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” nxënësit e shkollave në bashkëpunim dhe kontributin e bashkisë dhe Shoqatës “Mjedis, Ujëra, Pyje” zhvilluan sot aksionin për pastrimin e qytetit ku punojmë dhe jetojmë.E lumtur për këtë gjeneratë të re, të cilët…

EKSTREMIZMI I DHUNSHËM!

Bashki më efektive, komunitete më aktive, qytetarë më të sigurt.Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm është shndëruar në një sfidë globale, për shkak të përhapjes, dinamikës dhe prirjeve që kanë pasur vitet e fundit këto fenomene si dhe për shkak të pasojave tepër të rezikshme për jetën dhe sigurinë e njerëzve.Ekstremizmi i dhunshëm nuk njeh kufij…

GRUPI KËSHILLIMOR PROGRAMI ROMACTED!

Takimi i grupit këshillimor të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Romacted u zhvillua në Tiranë. Ky takim mblodhi së bashku aktorët kryesor të rëndësishëm në nivelin qëndror dhe lokal, ekipet vendore, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për të diskutuar mbi progresin e Programit ROMACTED. Në këtë takim kryetarja e bashkisë…

EKIPI PINGPONG!

Me ekipin e pingpongut për t’i falenderuar për rezultatet e arritura në Kampionatin Kombëtar të Pingpongut, për moshat 12 vjeç, ku Përmeti u shpall kampion dhe Rajli Kote zuri vendin e dytë. Faleminderit gjithë djemve të ekipit, veçanërisht Rajlit dhe dy trajnerëve, profesor Ethem Bejos dhe Tani Mullaraj për punën e tyre të palodhur !…

TETORI I LIBRIT!

Tetori i librit!Çdo muaj tetor nis një fushatë sensibilizimi për leximin. Edhe Bashkia Përmet, nëpërmjet aktivitetit të organizuar me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” tërhoqi vëmendjen jo vetëm të nxënësve të pranishëm por edhe të prindërve apo qytetarëve të rastësishëm. Kjo jo pa qëllim, pasi të gjithë duhet ta kemi librin pjesë të jetës tonë.Libri…

PËRKUJTIMI I EKSODIT TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS!

Eksodi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri në vitin 1999, përkujtohet nga Bashkia Përmet.Njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre përshkuan të njëjtin udhëtim si 20 vite më parë , por këtë herë si pjesë e një ceremonie përkujtimore.Pas dy dekadash, vëllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira, duket që i ka rezistuar kohës.Familjet përmetare…