Organizata “Njerëz dhe Ide”në bashkēpunim me kryetaren e bashkisë Përmet Znj. Alma Hoxha organizuan takimin e parë me 22 gra fermere kryesisht nga fshati Kosinë dhe gra të tjera që merren me biznes, të cilat prodhojnë një produkt jo industrial duke pasqyruar vlerat tona, por dhe për t’i dhënë një shtysë zhvillimit ekonomik dhe social .
Projekti synon të lehtësojë fillimin e bizneseve të reja përmes përgatitjes së planeve të biznesit, krijimit të Green Market. Le të hedhim hapat e parë drejt themelimit të rrjetit të grave, përgatitjes së 50 planeve biznesi dhe ngritjes së një mini Green Marketi. Të gjitha gratë shfaqën interesat e tyre për një punë të shkëlqyer së bashku !
Ju punoni, ne ju mbështesim !