Në kuadër të aktiviteteve të kampit veror, fëmijët morën pjesë në një orë mjedisore të zhvilluar nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AKZM).
Gjatë aktivitetit, ata u njohën me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës–Dangëlli përmes fotografive dhe videove, si edhe mësuan mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Fëmijët patën mundësinë të njiheshin nga afër me pajisjet që përdoren në terren nga specialistët e zonave të mbrojtura, si teleskopi, kamera e kurthit, GPS-i dhe dylbitë, duke zbuluar mënyrën se si monitorohet dhe mbrohet jeta e egër.
Një aktivitet edukativ që i afron fëmijët me natyrën, nxit dashurinë për mjedisin dhe i ndërgjegjëson për rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore.