Më 12 dhjetor, fëmijët e qendrës kulturore u bënë kuzhinierë për një ditë, duke gatuar me duart e tyre dhe duke sjellë me krenari gatimet, shoqëruar me recetat përkatëse. 


Ata i shijuan së bashku ushqimet e njëri-tjetrit, ndanë shije, përvoja dhe shumë buzëqeshje. 

Atmosfera u gjallërua edhe më tepër me muzikë festive, këngë dhe valle, ashtu siç dinë vetëm fëmijët ta bëjnë. 


Surpriza e bukur e ditës ishin pakot që kishin përgatitur për njëri-tjetrin, për ta bërë edhe më të ndjerë gëzimin e festave të fundvitit 








