Nisëm punën për të rehabilituar ish-fushën e mbetjes dhe për ta kthyer në një zonë të gjelbër dhe të pastër për komunitetin 🌳💚.
Ky aktivitet u realizua falë një projekti të fituar nga Shoqata Pro Përmet në thirrjen e rrjetit ANRD, i cili kishte dy qëllime kryesore: rehabilitimin e zonës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit.
Projekti siguroi gjithsej 1500 fidanë 🌱 një pjesë u përdor për Braçkovën, ndërsa pjesa tjetër do të mbillet në zona të tjera Bashkisë Përmet🌿🏞️.
Bashkë me ADZM, i dhuruam këtij vendi pemët e para, duke nisur kështu një kapitull të ri gjelbërimi 🌳🤝.
Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Përmeti jep një shembull të bukur: bashkëpunim, punë të mirë dhe kujdes për natyrën 🌍💚🌱.