KATËR NETËT FESTIVE NË PËRMET!🎉

Sheshi i qytetit u mbush me muzikë, gëzim dhe emocione për katër netë radhazi, me performanca të mrekullueshme nga këngëtarë të dashur për publikun. Në natën e fundit, Rovena Dilo solli energjinë dhe zërin e saj të veçantë, duke mbyllur festimet me një atmosferë të gëzuar dhe plot emocion. Faleminderit të gjithë që e bëtë…

🎶 NATA E DYTË FESTIVE NË PËRMET!

Sot, sheshi “Abdyl Frashëri” u mbush me zëra, ritëm dhe emocione që përqafojnë shpirtin e Përmetit! Vaskë Curri, Bilbili i Këngës Popullore Përmetare, solli në çdo këngë një pjesë të traditës dhe kulturës sonë. Qytetarë e miq, kjo mbrëmje ishte një tjetër moment i bukur ku festuam së bashku, ndamë buzëqeshje dhe emocionet e para…

🎶🎄 NATA E PARË FESTIVE NË PËRMET

Netët festive nisën me natën e parë, ku këngëtarja e ftuar Teuta Pango solli muzikë dhe ritëm në sheshin e qytetit. Një mbrëmje që hapi zyrtarisht netët festive, me këngë, praninë e qytetarëve dhe momentet e para festive të këtij sezoni. Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan me ne në këtë nisje festive. Gëzuar…

RINFEST 2025

Me këtë fotoalbum nga RINFEST, ku të rinjtë e Gjimnazit “Sami Frashëri” mbushën mbrëmjen me art, energji dhe emocione të bukura. Një mbrëmje që u jetua plot, me krijimtari, buzëqeshje dhe frymë rinore, ashtu siç dinë ta sjellin bukur të rinjtë tanë, e nisim ditë me ndjesi të mira

DHURATAT E FËMIJËVE!

DHURATAT E FËMIJËVE! Momente gëzimi nga shpërndarja e dhuratave në kopshte Kopshtet u mbushën me buzëqeshje të pastra, emocione dhe surpriza për më të vegjlit tanë. Gëzimi i fëmijëve, sytë që shkëlqenin dhe entuziazmi i tyre na rikujtuan edhe një herë sa të veçanta janë këto ditë feste. Festa merr kuptim kur ndahet me fëmijët.…

🎭 SHFAQJE TEATRALE PËR FËMIJË!

U zhvillua shfaqja teatrale “Aventura e Yllit të Vogël”, nën drejtimin artistik të instruktores së teatrit Teuta Sadiku, me pjesëmarrjen e nxënësve të QKF-së Përmet. Fëmijët interpretuan me përkushtim dhe fantazi, duke përcjellë vlera edukative dhe mesazhe pozitive në kuadër të aktiviteteve të festave të fundvitit. Aktiviteti u mbyll me një moment festiv dhe me…

JAVA E SLOW FOOD ME FËMIJË E QKF

JAVA E SLOW FOOD ME FËMIJË E QKF Më 12 dhjetor, fëmijët e qendrës kulturore u bënë kuzhinierë për një ditë, duke gatuar me duart e tyre dhe duke sjellë me krenari gatimet, shoqëruar me recetat përkatëse. Ata i shijuan së bashku ushqimet e njëri-tjetrit, ndanë shije, përvoja dhe shumë buzëqeshje. Atmosfera u gjallërua edhe…

🌿 MBJELLJA E PEMËVE NË BRAÇKOVË 🌱

Nisëm punën për të rehabilituar ish-fushën e mbetjes dhe për ta kthyer në një zonë të gjelbër dhe të pastër për komunitetin . Ky aktivitet u realizua falë një projekti të fituar nga Shoqata Pro Përmet në thirrjen e rrjetit ANRD, i cili kishte dy qëllime kryesore: rehabilitimin e zonës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit. Projekti…