U zhvillua shfaqja teatrale “Aventura e Yllit të Vogël”, nën drejtimin artistik të instruktores së teatrit Teuta Sadiku, me pjesëmarrjen e nxënësve të QKF-së Përmet.
Fëmijët interpretuan me përkushtim dhe fantazi, duke përcjellë vlera edukative dhe mesazhe pozitive në kuadër të aktiviteteve të festave të fundvitit.
Aktiviteti u mbyll me një moment festiv dhe me urimin tradicional: “I lumtur ardhsh nga mot!”