27 maj 2021
Turi me biçikleta është një nga mundësitë më të mira për t’u njohur me potencialet turistike të vendit, eksploruar natyrën dhe promovuar qytetet e Shqipërisë.
Qyteti i Përmetit ishte destinacioni i këtij viti për mbylljen e turit të 78-të Çiklistik , ku gara përfundimtare ndoqi itenerarin Përmet-Fier.
I pranishëm ishte dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit z.Skënder Anxhaku. Përveç kontributit në promovimin e vlerave sportive , zhvillimin e infrastrukturës sportive , organizator dhe drejtues që mban gjallë frymën sportdashëse, është dhe një nga qytetarët më të dashur dhe të nderuar të qytetit të Përmetit.
Nuk ka rreshtur kurrë së promovuari qytetin Tonë dhe kontribuar në dobi të komunitetit duke merituar gjithmonë dhe më shumë Titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”, akorduar në vitin 2014.
Federates Shqiptare të Ciklizmit iu dorëzua dhe çelësi i qytetit.
Le të shërbejnë këto aktivitete për ndërgjegjësimin e qytetarëve se pedalimi është mjeti i transportit më i dashur për mjedisin dhe shëndetin tonë