BASHKIA  PËRMET NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:  THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR  (ReLOaD)

26.01.2018

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit lokal ne përputhje me prioritet lokale.

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe OSHC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkte në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Programi do ë zbatohet për një periudhë 36 mujore. ReLOaD në Shqipëri pritet të zbatojë rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë  partnere dhe të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët që marin shërbime në këto bashki.

Bashkia Përmet dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të Bashkisë Përmet dhe janë në përputhje me prioritetet e përcaktuara më poshtë:

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit, duke përfshirë edhe turizmin.
  2. Përfshirja sociale e grupeve në nevojë, me fokus fëmijët me nevoja të veçanta.
  3. Fuqizimi ekonomik i grupeve të marxhinalizuara, me fokus tek gratë.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë prej 650.000 Lek deri 4.500.000 Lek.

OSHC-të lejohen që të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim për aq kohë sa shuma e përgjithshme e ndarë nuk kalon shumën prej 8.000.000 Lek gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD (deri në janar 2020). 


Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga mars 2018  deri në shkurt 2019.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OSHC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret  në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacione të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Përmet do të jetë i disponueshëm prej datës 26.01.2018, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiapermet2015@gmail.com    ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën e Protokollit në Bashki  (Sheshi Abdyl Frashëri, Kati IV, 6401 Përmet – Shqipëri). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkiapermet.gov.al) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).

Sesionet informuese (ditët e hapura) me OSHC-të e interesuara për të aplikuar do të mbahen në Bashkinë e Përmet më datën 12.02.2018 në orën 09:30 te Qëndra Kulturore Multifunksionale (Adresa:  Shëtitorja “Odise Paskali”, Kati i II, 6401 Përmet – Shqipëri).

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mailit në adresën bashkiapermet2015@gmail.com , duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më datën 23.02.2018 , ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Zyra e Protokollit në Bashki  (Sheshi Abdyl Frashëri, Kati IV, 6401 Përmet – Shqipëri).

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  26.02.2018, ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë(www.bashkiapermet.gov.al),  në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe në  web-faqen e UNDP-së (www.al.undp.org).

PAKETA E APLIKIMIT