Aktivitetet e fëmijëve dhe të rinjve skanë munguar jo vetëm në ditë të veçanta si #JavaEvropës por sa herë që kanë dëshiruar të shprehin veten dhe mendimet e tyre.
Ditën e djeshme, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua simulimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga të rinjtë e qytetit.
Të rinj dhe nxënës të shkollave 9 – vjeçare morën pjesë në mbledhjen e përgatitur nga ata me mbështetjen e Njësisë së Integrimit pranë Bashkisë Përmet.
Përmes projekt-vendimeve të paraqitura nga ana e tyre dhe pyetjeve që kishin për Kryetaren e Bashkisë, ata u informuan dhe u aftësuan për të shprehur dhe kërkuar rreth prioriteteve.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe komunitetit në vendosjen e prioriteteve dhe vendim-marrjen lokale.
Ata në këtë mënyrë kontribuojnë në përmirësimin e demokracisë vendore dhe edukimin qytetar.
E ardhmja e Përmetit premton, falë të rinjve plot shpresë dhe energji që ka qyteti jonë.