Takimi i gjashtë i grupit lokal të veprimit u zhvillua më 02 korrik 2024. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i vizionit, objektivave strategjike dhe objektivave specifike për planin e integruar të veprimit.
Takimi nisi me një prezantim të statusit të zbatimit të projektit në nivel ndërkombëtar dhe lokal.
Gjatë muajit Prill u organizua një takim me të rinjtë dhe koordinatori gjatë muajit Prill dhe Maj ka organizuar takime të shkurtra me historianë, biznese dhe të moshuar. Qëllimi i këtyre takimeve ishte identifikimi i problematikave me të cilat po përballet trashëgimia disonante në Përmet, identifikimi i një vizioni për të ardhmen dhe disa veprime për arritjen e këtij vizioni. Rezultatet e këtyre takimeve iu paraqitën grupit lokal të veprimit.
Seksioni i fundit ishte një seksion interaktiv me qëllim identifikimin së bashku të vizionit, objektivave strategjike, objektivave specifike dhe veprimeve. Rezultatet janë në fotot më poshtë.