Takimi i pestë i grupit lokal të veprimit u zhvillua më 27 prill 2024. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i projektit tek të rinjtë dhe identifikimi i problemeve me të cilat po përballet trashëgimia disonante në Përmet dhe për të krijuar një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Takimi nisi me prezantimin e projektit ARCHETHICS. Të rinjtë u ndanë në 5 grupe dhe çdo grup identifikoi problemet me të cilat po përballet trashëgimia disonante duke analizuar shkaqet dhe efektet. Bazuar në këtë analizë ata duhej të identifikonin një vizion të përbashkët për të ardhmen për trashëgiminë disonante në Përmet.

Të rinjtë paraqitën shkurtimisht punën e tyre dhe koordinatori mblodhi post-cards dhe së bashku ato u vendosën në pemën e problemit.

Ishte interesante se pothuajse të gjithë të rinjtë kishin të njëjtin vizion të përbashkët: sitet e trashëgimisë disonante  duhet të transformohen në destinacione turistike, të jenë pjesë e jetës kulturore dhe të përdoren për qëllime edukative. Ky vizion është i njëjtë me atë të propozuar nga grupi lokal i veprimit.