Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Në kuadër të këtij projekti, do të organizohet më datë 07.12.2017 ora 09:00 në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është i dyfishtë:

1.Përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad.
2. Zgjedhja e një përfaqësuesi nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve. Komisioni i vlerësimit do të përbëhet nga 2 përfaqësues nga bashkia, 2 nga UNDP dhe 1 nga shoqëria civile.

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

Ju faleminderit.

 

Axhenda e takimit

09:00- 09:15  Regjistrimi i pjesëmarrësve

09:15- 09:20  Hapja e takimit nga kordinatori lokal i projektit

09:20-09:35   Prezantimi i projektit nga përfaqësues të UNDP

09:35-10:00  Prezantimi i prioritetve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit

10:00-10:15   Diskutime, miratimi i prioriteteve

10:15-10:30  Zgjedhja e përfaqësuesit  nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.