Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit ReLOaD2 (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor) financuar nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të këtij projekti bashkia do të hapë së shpejti thirrjen e parë publike për të mbështetur projektet e OSHC-ve, në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Për këtë arsye,do të organizohet më datë 17.01.2021, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak, takimi konsultativ me OSHC-të që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOaD2 dhe përzgjedhja përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.
Thirrja do të jetë e ndarë në dy lote:
Loti 1: Mbështetje për sportin me buxhet total 4,000,000 lekë
Loti 2: Prioritetet do vendosen në takim, dhe buxheti total për këtë lot është 3,000,000 lekë.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Ju faleminderit.
Axhenda e takimit
10:00- 10:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:15- 10:30 Prezantimi i projektit nga kordinatori lokal i projektit
10:35-11:00 Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit
11:00-11:15 Diskutime, miratimi i prioriteteve
11:15-11:30 Zgjedhja e përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.