16.01.2022

Klubi i alpinistëve pranë  QKF-së në Bashkinë Përmet u përfaqësua nga shoqata Alpine Përmet në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë në kacavirje organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në qytetin e Elbasanit. Alpinistët e vegjël u shpërblyen me çertifikatë  pjesëmarrje në këtë eveniment. Jemi krenarë që alpinistët  përmetar me punën dhe mbështetjen e instruktorit të tyre na përfaqësojnë në aktivitete sportive siç është alpinizmi. Pjesëmarrja dhe angazhimi në organizime të tilla janë tregues i qartë i punës serioze dhe arritjeve në sportin e alpinizmit por edhe në zhvillimin e turizmit malor.