17.01.2022

Në qytetin tonë sporti i pingpongut është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet falë punës të profesor Et’hem Bejo , i cili ka krijuar një ekip djemsh të talentuar që stërviten rregullisht dhe shpesh herë kanë rrëmbyer edhe kupat e fitores.

Madje miq të huaj të qytetit tonë , duke parë rezultatet e këtij klubi e kanë reklamuar në shtete si Angli, Amerikë  dhe kanë shprehur dëshirën për të ofruar mbështetjen e tyre. Ashley nga Londra është njëri prej tyre. Në vizitën e tij në qytetin e Përmetit , së bashku me gruan e tij ,anëtare e ekipit kombëtar të Lituanisë,pjesëmarrëse në kampionatin botëror të pingpongut vizituan klubin e pingpongut , ku punuan me djemtë e ekipit . Pas vizitës ata i dhuruan klubit dhe djemve 30 raketa pingpongu profesionale ,50 topa pingpongu të nivelit profesional ,rrjeta pingpongu , uniforma sportive . Profesor Et’hemi, djemtë e ekipit  dhe ne si institucion por edhe të gjithë bashkë si qytetarë përmetar e falenderojmë zotin Ashley dhe bashkëshorten për këtë mbështetje që i dhanë ekipit.  Është kënaqësi që ekipi i pingpongut në një qytet të vogël siç është qyteti ynë, të nxjerr djem të rinj kaq të talentuar dhe kampiona.