Në kuadër të masave për mbrojtjen nga përhapja e COVID – 19, bazuar në aktet nënligjore të dala për administrimin e situates dhe me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e Coronavirus, Bashkia Përmet njofton të gjitha organizatat e shoqërisë civile që shtyhet aftai i aplikimit në kuadër të thirrjes RELOAD. Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është më 30.04.2020 në ora 15:00.
Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës info@bashkiapermet.gov.al ,duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 24.04.2020, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm me email.