Bashkia Përmet dhe Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare po implementojnë projektin e financuar nga BE “Key People – Key Knowledge”. Qëllimi i projektit është të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e papunë,nëpërmjet:

    (i)          Hartimit dhe dhe administrimit të një ekosistemi të qëndrueshëm për zhvillimin socio-ekonomik lokal duke rigjallëruar ekonominë lokale dhe duke synuar zhvillimin e përgjegjësisë dhe besimit te individët dhe solidaritetin brenda komuniteteve.

  (ii)          Ndërtimit të bashkëpunimit aktiv dhe rigjallërimi i burimeve lokale nëpërmjet bashkëpunimit aktiv ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë, me synimin për të rritur mirëqenien kulturore të komunitetit.

Një ndër aktivitetet kryesore të projektit është përzgjedhja e 50 personave ( të ndarë në dy grupe) nga Përmeti të cilat do të trajnohen dhe mbështeten nga mentorët gjatë muajit Mars – Maj 2024.

Grupi i OJF-ve (rreth 25 persona) do të trajnohen për krijimin dhe funksionimin e një organizate jofitimprurëse dhe do të asistohen  nga mentorët për hartimin e një projektpropozimi.

Grupi i biznesit (rreth 25 persona) do të trajnohen për krijimin dhe menaxhimin e një biznesi dhe do të asistohen nga mentorët për hartimin e një plan biznesi dhe sipas nevojave në fushën e menaxhimit, marketingut, ligjore dhe financiare.

Personat e interesuar për të qënë pjesë e këtyre aktiviteteve të shprehin interesin në dy mënyra:

1.      Duke u paraqitur fizikisht te  Zyra One stop Shop në kat të parë të Bashkisë Përmet dhe të regjistrohen duke specifikuar nëse do ndjekin trajnimet dhe seancat mentoruese për OJF ose biznesin

2.      Duke dërguar një e-mail te info@bashkiapermet.gov.al ku të dërgohen të dhënat: emër, mbiemër, nr. telefoni, e-maili dhe të specifikojnë nëse do ndjekin trajnimet dhe seancat mentoruese për OJF ose bizneset.

Afati i fundit për aplikim është 10.02.2024.