PËRURIMI I BUSTIT OLLGA SHURAJA!
Sot u përurua busti i artistes, mësueses dhe aktivistes Ollga Shuraja, një figurë që la gjurmë në art, kulturë dhe në jetën qytetare të Përmetit 
Mes emocionesh dhe kujtimesh të bukura, qyteti ynë nderoi një grua që me punën dhe shpirtin e saj mbetet pjesë e përhershme e kujtesës sonë 
Mirënjohje dhe falenderime për përmetarët Bledi Mane dhe Diana Myrtolli Çobo për këtë iniciativë me shumë vlerë, si edhe për skulptorin Alem Toska që e ktheu këtë kujtim në një vepër arti 
Një vepër që tashmë do të qëndrojë përgjithmonë në qytetin që ajo deshi aq shumë 






