🇦🇱24 MAJ – 82 VJET KONGRESI I PËRMETIT!
📌Sot përkujtuam me respekt dhe krenari 82 vjetorin e Kongresit të Përmetit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit, ku u hodhën themelet e shtetit të ri shqiptar dhe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt lirisë.
➡️Në qytetin që mbajti gjallë frymën patriotike të asaj kohe, veteranë, qytetarë dhe të rinj u bënë pjesë e homazheve dhe aktiviteteve përkujtimore në Pavionin e Luftës, aty ku historia vazhdon të flasë përmes kujtesës dhe sakrificës së shumë shqiptarëve.💐
🇦🇱Përmeti mbetet një simbol i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare dhe i vlerave që na bashkojnë si popull.