🎉 Për të dytin vit radhazi, në Festivalin VjosArt u organizua konkursi rinor mes shkollave, duke sjellë në skenë talentin, emocionet dhe energjinë e të rinjve tanë! 💫
📍Pas edicionit të kaluar me pjesëmarrjen e dy shkollave të Përmetit, Meleq Gosnishti dhe Nonda Bulka, këtë vit konkursit iu bashkuan edhe nxënësit shkollës Kamber Bënja Këlcyrë, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të bukur miqësie dhe argëtimi mes të rinjve. 🤝❤️
🌟 Fëmijët dhe të rinjtë tanë treguan talent, vetëbesim dhe qytetari, duke i dhënë qytetit një atmosferë plot jetë dhe emocion. 🎶✨
🏆 Titulli “Miss” u fitua nga nxënësja e shkollës “Nonda Bulka” në Përmet 👏
👑 Titulli “Mister” shkoi për nxënësin e shkollës “Kamber Benja” në Këlcyrë 💐
🙏Faleminderit gazetarit Bledi Mane për këtë organizim si dhe të gjithë nxënësve, mësuesve, publikut që u bënë pjesë e kësaj nate plot emocion dhe energji në VjosArt! 💖