Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, dje në Muzeun Vendor të Përmetit u organizua një aktivitet me fëmijët e shkollave, të cilët u njohën më nga afër me historinë, traditat dhe jetesën e familjeve përmetare ndër vite. 🤍
Fëmijët panë nga afër veshjet tradicionale, orenditë, enët e përdorura dikur, veglat e punës, mënyrën si organizohej jeta familjare dhe shumë elementë të tjerë që ruajnë kujtesën dhe identitetin e qytetit tonë. 🏺🪡🪞📖
Përmes këtyre vizitave, brezi i ri afrohet më shumë me kulturën dhe trashëgiminë tonë, duke njohur vlerat që janë përcjellë brez pas brezi. ✨