14.02.2022

Bashkia Përmet ditën e sotme ia kushtoi dashurisë për natyrën dhe mjedisin. Një parcelë me trëndafila , u mboll në parkun Shatrivani, si simbol i dashurisë që rritet. Kjo nismë u ndërmorr nga Njësia e Integrimit Evropian , Këshilli Rinor  dhe Shoqata CESVI ku së bashku me kryetaren e bashkisë , të rinj dhe punonjës së ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit,  mbollën trëndafila ne Parcelën e Dashurisë , si një mesazh për tu përkujdesur dhe dashur çdo ditë njerëzit e zemrës. Mbjellja e tyre do ti jap jetë dashurisë , por edhe më shumë gjelbërim dhe oksigjen qytetit tonë.  Me mbështetjen e bashkisë , nisma të tilla do të vazhdojnë dhe gjithëkush që dëshiron mund të mbjell një pemë , për ti dhëne jetë dhe gjelbërim qytetit.