Të nderuar miq !
Në kushtet e një thatësire të jashtëzakonshme, këtë vit qytetarët e Përmetit u përballën e po përballen me orar të kufizuar të furnzimit me ujë të pijshëm .
Megjithë masat e marra nga Ndërmarrja e Ujësjellësit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme apo ndërhyrjeve të ndryshme në rrjet duke shkëputur furnizimin e lagjeve periferike si Skutaraqi nga linja e qytetit, situata vijon të jetë jo e kënaqshme .
Bashkia ju kërkon ndjesë qytetarëve për këtë gjendje furnizimi dhe i garanton se së bashku me Drejtorinë e Ujësjellësit, do të vijojë të ndjekë me përparësi këtë situatë për të shpërndarë e përdorur me nikoqirllëk atë sasi uji që aktualisht prodhohet .
Por sot kemi kënaqësinë të ndajmë me JU lajmin e mirë, se më në fund :
FILLUAN PUNIMET PËR RIKONSTRUKSIONIN E UJËSJELLËSIT PËRMET .
Ashtu siç ju kemi bërë të ditur e më parë, pas shumë e shumë kërkesash, lobimesh, takimesh me shumë aktorë e faktorë, vendorë e qëndrore, pas shumë muajsh vonese për shkak të procedurave administrative dhe gjyqësore (siç edhe Ju e kini ndjekur nga televizionet kombëtare) sot kam kënaqësinë të ndaj me JU, lajmin e shumëpritur e shumëdëshiruar nga çdo përmetar, pasi : Gjykata e Apelit Tiranë këtë javë ka vendosur e urdhëruar lejimin e vijimit të zbatimit të kontratës “RIKONSTRUKSION të UJËSJELLËSIT Përmet”.
Të nderuar miq !
Ky është investimi më i madh dhe më i rëndësishmi në këto 27 vite demokraci, që përmetarët e kanë merituar me kohë.
Përfaqësuesit e firmës tashmë kanë ardhur në Bashkinë Përmet dhe janë në fazën e ngritjes së kantierit te punimeve . Punimet parashikohen të përfundojnë tërësisht brenda 30 muajve por efektet do të ndihen ndjeshëm shumë më shpejt.
Ky projekt mundëson që çdo konsumator përmetar do të furnizohet me ujë të pijshëm në mënyrë të pandërprerë si dhe të paguajë të plotë sasinë e ujit të konsumuar prej tij duke i dhënë fund orareve të kufizuara si dhe çdo ndërhyrjeje të paligjshme në rrjet.
Shpresojmë shumë në mirëkuptimin e bashkëqytetarëve për shqetësimet që do t’u krijohen gjatë fazës së zbatimit të punimeve .
Bashkia Përmet garanton qytetarët se, oraret e kufizuara të furnzimit me ujë të pijshëm do të jenë një histori e kaluar dhe furnizimi i pandërprerë nuk do të jetë më një ëndërr por një realitet konkret për çdo përmetar.
FALENDEROJ DHE JU SHPREH MIRËNJOHJE GJITHË KONTRIBUESVE!
INVESTIMI I UJËSJELLËSIT PËRMET -PREMTIM I MBAJTUR