Turizmi është një promotor mjaft i rëndësishëm për qytetin tonë , i cili përherë e më shumë po bëhet një nga destinacionet e preferuara në çdo stinë.
Bashkia Përmet si një nga institucionet kryesore të promovimit të qytetit vazhdon të ndërmarr nisma për promovimin e të gjitha aseteve turistike që e bëjnë Përmetin një destinacion për turizëm gjithëvjetor.
➡Nisma më e fundit ishte dhe “Konkursi i Fotografisë dhe Pikturës më të bukur ” i zhvilluar muajin e kaluar në bashkëpunimi me shoqatën “Mjedis,Ujëra,Pyje” me mbështetjen e projektit RELOAD2,i cili synoi promovimin e atraksioneve turistike të Përmetit.
Fituesit e përzgjedhur nga juria ishin 4 :
Piktura më e bukur :
Klea Malka
Adesa Jaçe
Fotografia më e bukur :
Remi Sadiku
Krista Spahillari
Fituesit e përzgjedhur u përgëzuan për idetë e talentin e tyre dhe u shpërblyen me dhurata që do ti ndihmojnë të zhvillojnë pasionet dhe promovojnë qytetin e tyre të lindjes.