Drejtuesja e Njësisë së Kordinimit të Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, ishte e ftuar në panelin e konferencës përmbyllëse të projektit “Innoxenia”, që u zhvillua më 30.07.2019 në Përmet. Ky projekt implementohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të thirrjes Interreg Adrion dhe qëllimi kryesor i tij është përmirësimi i kapaciteteve inovative në sektorin e turizmit, duke u bazuar te produktet inovativë ose proceset dhe shërbimet në mbështetje të ofertës turistike lokale.
Drejtuesja e Njësisë prezantoi shkurtimisht Njësinë së Kordinimit të Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj dhe më pas u ndal me detaje te projektet e financuara nga Bashkimi Evropian që po implementohen në Përmet, kryesisht në fushën e turizmit. Në takim ishin pjesëmarrës biznese, shoqëria civile dhe institucione publike.