Ditën e sotme, 12.0.6.2018, kordinatorja e BE-së në Bashkinë Përmet se bashku me përfaqëues të Policisë së Shtetit zhvilluan një takim me nxënësit e gjimnazit “ Sami Frashëri”. Përfaqëuesi i Policisë së Shtetit u shpjegoi nxënësve rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e hapësirës Schengen. Informacionet e ofruara u vlerësuan shumë nga nxënësit dhe ata u treguan aktivë gjatë prezantimit. Kordinatorja e BE-së u shpërndai fletëpalosjet për migracionin e parregullt dhe u shpjegoi hapat për një migracion të sukseshëm dhe programin Erasmus Plus.
