Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Këndi i BE-së në Përmet në bashkëpunimin me shkollat e qytetit dhe shoqatën “Mjedis, Ujëra dhe Pyje” organizoi një aktivitetin ndërgjegjësues të titulluar “ Mbrojmë mjedisin dhe ruajmë traditat”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rijetëzimi i traditës përmetare, duke përcjellë ndër breza trashëgiminë përmetare për kultivimin e trëndafilave dhe mbajtjen e një ambjenti të pastër. Të rinjtë u informuan për trashëgiminë historike përmetare për trëndafilat dhe përdorimet e ndryshme të tij. Specialistët e fushës diskutuan për arsyet e zbehjes së traditës së mbjelljes së trëndafilave dhe cfarë mund të bëhet për ta ruajtur këtë traditë. Kordinatorja e BE-së u shpjegoi pjesëmarrësve se Bashkimi Europian i jep një rëndësi të vecantë mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore. Diskutimi u fokusua te një prej pikave kryesore të strategjisë Europiane së mjedisit (ruajtja e biodiversitetit) dhe tek Viti i Trashëgimisë Europiane.