Përmet 9 maj 2019- Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, i filloi festimet për Ditën e Europës me vogëlushet e Përmetit.
Ishin pikërisht këta vogëlushë që nën tingujt e Himnit të Bashkimit Europian frynë qirinjtë e tortës së “Ditëlindjes së BE-së”
Një nga simbolet identifikuese të një shteti është flamuri tij. Që fëmijët të njohin më mirë BE duhet të njohin flamujtë e shteteve anëtarë të Bashkimit Europian. Për të arritur këtë qëllim, ata i ngjyrosën vetë 28 flamujtë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe më pas i vendosën në tabakë kartoni, duke krijuar Këndin e BE në kopshtin e tyre. Sa herë ti shohin do të kujtojnë Bashkimin Europian.
Normalisht fëmijët duhet të mësojnë duke u argëtuar, prandaj u zhvilluan dy lojëra “Ditëlindja e Europës” dhe “Udhëtimi im në Bashkimin Europian”.
Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, do vazhdojë të zhvillojë aktivitete të tilla edhe në të ardhmen. Është e rëndësishme që ndërgjegjësimi dhe informimi të fillojë nga më të vegjëlit pasi nesër ata do të jenë e ardhmja jonë dhe qytetarë të denjë të Bashkimit Europian.