Përmet 6-7 maj 2019- Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, në bashkëpunim me EuroVienna EU-consulting &-management GmbH, zhvilloi ditën e hënë, 06.05.2019 një ëorkshop me përfaqësues aktivë të komunitetit.

Pjesëmarrës në workshop ishin gjashtë drejtues të organizatave të shoqërisë civile dhe tetë drejtues të bizneseve turistike. Trajnerët ishin dy përfaqësues të EuroVienna, qëndra më e rëndësishme për projektet e Bashkimit Europian në Austri.

Në seksionin e parë pjesëmarrësit diskutuan për situatën aktuale në Përmet dhe vështirësitë e tyre për aksesin në fondet e BE. Kurse në seksionin e dytë u prezantua platforma Euroaccess, një platformë online për kërkimin e fondeve të BE-së. Në fund u sollën disa shembuj konkretë nga vendet e Bashkimit Europian në lidhje me tejkalimin e problematikave të përmendura nga pjesëmarrësit.

Aksesi në fondet e BE nuk është i lehtë por jo i pamundur, edhe me pak investime mund të bëhen gjëra shumë të mira.

Ditën e martë, 07.05.2019, workshopi u zhvillua me stafin e Bashkisë, dhjetë personat që angazhohen me menaxhimin e projekteve të Bashkimit Europian. Fillimisht u bë një prezantimi i të gjitha programeve të BE në të cilat Bashkia Përmet mund të merrte pjesë dhe më pas u prezantua platforma Euroaccess.

Në seksionin e fundit u shpjegua me shembuj konkretë nga vendet e Bashkimit Europian sesi mund të tejkalohen vështirësitë në menaxhimin e projekteve të Bashkimit Europian.

Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, do vazhdojë të zhvillojë workshope të tilla edhe në të ardhmen. Është e rëndësishme të mësosh nga eksperienca e të tjerëve, duke mos përsëritur gabimet e tyre dhe duke replikuar rastet e suksesit.