Bashkia Përmet, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatën RISI Albania, organizuan në datën 14 Gusht, festën “Gatimet e Gjysheve” në Kosinë.

Në këtë festë s’kishte si të mungonte tradita, gatimet e gjysheve duararta të zonës dhe muzika përmetare.

Axhenda:
08:00 -16:00 – Vizita në pikat kryesore turistike sipas itinerareve të guidave të Vjosa Explorer.

19:00 – 19:15 –Vizitë në ekspozitën e enëve të vjetra të guzhinës

19:15 -19:35– Vizitë në ekspozitën fotografike të fshatit

19:35 – 20:00 –Vizitë në këndin e Gatimeve të Gjyshes

20:00 -20:20 –Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë, përfaqësues të Ministrive partnere dhe Risi Albania

20:20 — Performancë e Sazeve të Përmetit