Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim, po implemeton projektin “Fëmijë të lumtur dhe të sigurt”.
Ky projekt financohet nga Bashkia Përmet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2 dhe ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës duke rritur nivelin e sigurisë në institucionet arsimore dhe përmirësuar jetën social-kulturore në Përmet.
Një ndër aktivitetet e këtij projekti, u realizua në Kopshtin Nr.2, duke sjellë një ditë argëtuese dhe ndryshe për fëmijët e këtij kopshti.
Emocionet dhe sytë e qeshur ishin rezultati më i mirë që mund të merrte ky aktivitet.