24.03.2022
Pyjet janë shëruesit e mëdhenj të natyrës dhe fuqitë e tyre nuk ndalen në përmirësimin e mjedisit dhe biodiversitetit , prandaj edhe Bashkia Përmet vazhdon me nismën e mbjelljes së pemëve. Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në bashkëpunim me punonjësit e Zonave të Mbrojtura të “ Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli ” në kurorën e qytetit u mbollën rreth 250 fidanë të llojit pishë e zezë. Kjo ditë le të shërbejë për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e biznesit dhe komuniteteve për rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm që pyjet kanë mbi jetën dhe të vazhdojmë në ditët në vijim me mbjelljen dhe mbrojtjen e pyjeve.
Mbill një pemë! Është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar mirënjohjen tuaj për gjithçka që ato bëjnë për ne dhe për të siguruar që brezat e ardhshëm do të jenë në gjendje të gëzojnë të njëjtat përfitime pyjore.Pyjet e bëjnë botën tonë një vend më të bukur dhe të sigurt.