Aktivitet artistik-letrar u zhvillua sot nga fëmijët e QKF Përmet me mbështetjen e instruktores Kozeta Jashari dhe Njësisë së Integrimit Evropian Përmet me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.
Përmes interpretimit të poezive dhe këngëve fëmijët përcollën mesazhin e rëndësishëm të dashurisë dhe ruajtjes së gjuhës amtare.
Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, ndaj është detyra jonë ta duam dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!