14.03.2022
Me gëzim,hare ,dashuri dhe duart plot u prit Dita e Verës në qytetin e bukur të luleve. Një panair i mbushur plot me produkte tradicionale dhe produkte turistike u ofroi vizitorëve shijet përmetare.Bukurinë dhe hijeshinë ja shtuan festës edhe koncerti, lojrat dhe sportet e zhvilluara. Urime për një stinë të mbarë e të shëndetshme! Gëzuar dhe ju urojmë përzemërsisht “Diell” çdo ditë në jetën tuaj. Njësia e Integrimit Evropian i bashkohet nismës 20 mars por postimi i hedhur ne 23 Mars ”Shpërnda lumturi” Një arsye më shumë për të qenë i lumtur! Në 20 Mars Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet iu bashkua nismës globale “Shpërnda lumturi” edhe këtë vit. Shporta e “lumturisë” shpërndau mesazhe lumturie në qytetin e Përmetit, duke u kthyer buzëqeshjen njerëzve në këtë ditë. Kjo nismë synoj t’i bënte njerëzit të kuptonin rëndësinë e lumturisë dhe që rritja e saj ndikon pozitivisht në jetën e gjithësecilit prej nesh. Ju urojmë të keni vetëm ditë të lumtura!