Dita Botërore e Shëndetit ,përkujtohet çdo vit për të shënuar përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Çdo vit për datën 7 Prill , zgjidhet një temë që nxjerr në pah një shqetësim lidhur me problemet aktuale që kanë prekur botën. Përballë pandemisë aktuale, një planeti të ndotur dhe një incidence në rritje të sëmundjeve, tema është: “Planeti ynë, Shëndeti ynë’’.
Kjo thirrje paraqet një mundësi unike për një rikuperim të gjelbër dhe të shëndetshëm nga pandemia COVID-19 që vendos shëndetin e individëve dhe planetit në qendër të veprimeve dhe nxit një lëvizje për të krijuar shoqëri të fokusuara mbi mirëqenien.
❇Një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin personal është të kemi një mjedis me ajër të pastër dhe plot gjelbërim.
✳Në këtë ditë nga punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë Përmet janë mbjell 700 rrënjë ullinj të dhuruar nga Qendra e Transferimit të Teknologjisë Bujqesore, Vlorë.
Mbjellim pemë, krijojmë dhe dhurojmë oksigjen!