Bashkia Përmet ka një bashkëpunim të gjatë dhe të sukseshëm me organizatat jo fitimpruese lokale me qëllim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë. Në këtë kuadër Bashkia Përmet ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Bashkia Përmet do vazhdojë ta aplikojë metodologjinë LOD, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të lidhur mes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Bashkisë Përmet, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2). Thirrja financohet plotësisht nga buxheti i Bashkisë Përmet viti 2022.

Për sa më sipër, Bashkia Përmet fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë si më poshtë:

  1. Pjesëmarrje aktive e të rinjve në aktivitete kulturore-artistike
  2. Angazhimi i të rinjve në organizimin e aktiviteteve për komunitetin
  3. Fuqizimi i të rinjve duke qduke qënë pjesëmarës aktiv në proceset vendimmarrëse lokale

Fondet do t’u ndahen atyre organizatave, projektet e të cilave i kontribuojnë zgjidhjes së një apo më shumë prioriteteve, që përmbushin kriteret e cilësisë dhe kushtet e tjera të kësaj thirrje publike, sikurse përcaktuar në këtë Udhëzues.  Projektet priten të fillojnë implementimin në 01.10.2022 dhe nuk mund të aplikojnë shoqata të cilat do kenë projekte në implementin në Tetor 2022.

 

Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të jetë në mes të shumave minimale dhe maksimale si më poshtë:

 

  • shuma minimale:        300.000 Lekë
  • shuma maksimale:      500.000 Lekë

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 2 deri në 3 muaj.

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

Dokumentacioni për thirrjen publike për Bashkinë e Përmet mund të tërhiqet prej ditës së hënë, 15.08.2022 deri në ditën e premte, 09.09.2022 duke e dërguar një kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në e-mail adresën: info@bashkiapermet.gov.al apo personalisht, në adresën:

Bashkia Përmet

Sheshi” Abdyl Frashëri”, Nr.1, Përmet, Shqipëri

Zyra e protokollit, në kat të katërt

Informacioni përkatës si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit mund të merret edhe nga faqja e internetit: https://bashkiapermet.gov.al/

Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në dy (2) kopje fizike dhe në një kopje elektronike (në USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), nga ora 09:00 deri në ora 15:00, në adresën:

Bashkia Përmet

Sheshi” Abdyl Frashëri”, Nr.1, Përmet, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është ditën e hënë, 12.09.2022, në ora 15:00. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: ”Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa tjera nuk do të merren parasysh.

 

Bashkia do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).

 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  12/09/2022, ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

 

Paketa e aplikimit

Shtojca 6: Guida e aplikimit

Shtojca 7: Projekt propozimi

Shtojca 8  Buxheti

Shtojca 9  Korniza Logjike

Shtojca 10 Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë

Shtojca 11 Formulari i identifikimit administrativ

Shtojca 12 Formulari i identifikimit financiar

Shtojca 13 Deklarata për plotësimin e kritereve  

Shtojca 14 Lista e kontrollit

Shtojca A Deklarata e partneritetit

Shtojca B Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit

Shtojca C Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm