NETËT E KINEMASË EUROPIANE!
“Netët e Kinemasë Europiane” 7-10 Nëntor, në Përmet. Le të shijojmë së bashku magjinë e ekranit të madh. Le të jetë kjo, fillimi i jetëzimit të kinemasë.
FAQJA ZYRTARE E BASHKISË PËRMET
“Netët e Kinemasë Europiane” 7-10 Nëntor, në Përmet. Le të shijojmë së bashku magjinë e ekranit të madh. Le të jetë kjo, fillimi i jetëzimit të kinemasë.
Tetori i librit!Çdo muaj tetor nis një fushatë sensibilizimi për leximin. Edhe Bashkia Përmet, nëpërmjet aktivitetit të organizuar me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” tërhoqi vëmendjen jo vetëm të nxënësve të pranishëm por edhe të prindërve apo qytetarëve të rastësishëm. Kjo jo pa qëllim, pasi të gjithë duhet ta kemi librin pjesë të jetës tonë.Libri…
Eksodi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri në vitin 1999, përkujtohet nga Bashkia Përmet.Njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre përshkuan të njëjtin udhëtim si 20 vite më parë , por këtë herë si pjesë e një ceremonie përkujtimore.Pas dy dekadash, vëllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira, duket që i ka rezistuar kohës.Familjet përmetare…
Jemi çdo ditë në terren bashkë me punonjësit tanë për të mirëmbajtur rrugët rurale nga Leusa të njësisë Petran, në Stërmbec të njësisë Çarshovë, Borockë të njësisë Piskovë.Vazhdojmë me rrugët e tjera.Mirëmbajtja e rrugëve rurale prioriteti ynë.
Tetori i librit.Biblioteka e qytetit së bashku me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” organizuan aktivitetin : -Jeta dhe vepra e shkrimtarit Ismail Kadare .Këto aktivitete jo vetëm nxisin vëmendjen e brezave të rinj, por edhe kënaqësinë e të lexuarit.Rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, por ajo bëhet edhe më e bukur , kur…
Tetori rozë .Mamografia e lëvizshme në Përmet në datat 28 tetor-1 nëntor.Së bashku me Elvirën për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer ekzaminimin pa pagesë.Bëj kontrollin e gjirit të shpëton jetën.Bëje dhe ti, koha është tani!
Ekipi i pastrimit dhe mirëmbajtjes sot në Piskovë.Do të kujdesemi të pastrojmë dhe mirëmbajmë, jo vetëm qendrën e qytetit, por çdo lagje, rrugë dhe fshat .Ne jemi përditë në punë, për të mbajtur pastër dhe mirēmbajtur.Të gjithë duhet të kujdesemi për ambjentet e përbashkëta.Të mbajmë pastër Përmetin!
Kosina është përfshirë në Programin Kombëtar të Qeverisë 100 fshatrat.Ajo është një nga atraksionet më të vizituara në Bashkinë e Përmetit, jo vetëm për Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, por edhe për bukuritë e natyrës.Ashtu siç u premtova në fushatë, se Përmeti nuk është vetëm qendra e qytetit, por çdo rrugë, lagje dhe fshat. Së…
Në Kazan Fest.Po zjen rakia. Një ditë plot aktivitete.Turizëm kulturor, natyror dhe gastronomik.E ku ka si Përmeti e nga Përmeti!
Në Ditën Botërore të të moshuarve. E angazhuar maksimalisht per t’u shërbyer dhe për t’u mbështetur te idetë dhe përvoja juaj e vyer.Të moshuarit nuk janë persona që thjesht dua t’u shërbej por miqtë dhe këshilltarët e mi më të mirë. “Vdekja nuk vjen me pleqërinë, por me haresën.”G.G.Marquez