07.03.2022

Nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara ditën e sotme me rastin e 7 Marsit falenderuam, ata pa të cilët do të ishte e pamunduar të shqiptonim gjuhën e ëmbël shqipe , të mblidhnim vitet e kaluara bashkë, të këndonim e kërcenim , të ndiqnim ëndrrat për të cilat ata sot krenohen. Sot dhe çdo ditë duhet të jemi falenderues për mësuesit të cilët kanë ndikuar në formimin e brezave për ti bërë përfaqësues të denjë të komunitetit. Gëzuar dhe faleminderit  për përkushtimin, dashurinë, mundin tuaj deri në sakrificë, dhe gjithçka keni bërë e vazhdoni të bëni brez pas.

Bashkia dhe ZVAP Përmet  me këtë urim trokiti  përzemërsisht,për të uruar 7 -Marsin , edhe  në shkollat më larg qendrës së bashkisë. Në Iljarë , në shkollën 9 -vjecare ,ku mësuesit  e përkushtuar për profesionin ,cdo ditë punojnë me nxënës  që e duan dijen dhe i mbushin ditët e mësuesve me supriza të këndshme . Nxënës ,mësues drejtues  të shkollave tona! Puna juaj është mision .Misioni juaj është fytyra e së ardhmes .Gjithmonë të lumtur e të suksesshëm qofshi!