Takimi i katërt i grupit lokal të veprimit u zhvillua më 12 mars 2024. Qëllimi i takimit ishte të kishim një kuadër të qartë të problemeve me të cilat po përballet trashëgimia disonante në Përmet dhe të fillonim të krijonim një vizion të përbashkët për ndryshim. Për të arritur këtë, ne përdorëm dy mjete “Pemën e Problemit” dhe “Gazeta e së nesërmes”.

Pema e problemit është një paraqitje grafike e një problemi ekzistues, shkaqet dhe efektet e tij dhe synon të ketë një kuptim të qartë dhe të përbashkët të problemit.  Metoda “Gazeta e së nesërmes” ju jep mundësinë të projektoni në të ardhmen për të krijuar një vizion të përbashkët mbi një temë të caktuar.

Në takimin e mëparshëm problemet u analizuan duke përdorur metodat 4 Ws dhe 5 Why’s. Këto probleme tani u analizuan duke përdorur pemën e problemit.

Puna në grup ishte më sfiduese këtë herë, sidomos për përgatitjen e “Gazetës së së nesërmes”, sepse nuk ishte e lehtë të krijohej një vizion i përbashkët midis personave me këndvështrimeve të ndryshme.

Pema e problemit dhe “Gazeta e së nesërmes” të përgatitura janë në fotot më poshtë.