Vallëzimi është gjuha e trupit që përhap mesazhe pa qenë nevoja të flasim.
Ky art skenik festohet botërisht çdo vit më 29 Prill, si një gjuhë universale që afron njerëzit dhe sfidon emocionet.
Në këtë mënyrë, ditën e djeshme Qendra Kulturore e Fëmijëve përcolli emocione për publikun përmetar.
Performanca vallëzimesh u bënë pjesë e konkursit i cili shpalli dhe fituesit e mbrëmjes.
Më shumë se konkurs, aktiviteti solli një mbrëmje argëtuese për qytetin tonë.