Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit ReLOaD- Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkan , Bashkia Përmet u shpall fituese e fazës së dytë të këtij programi , një mundësi mbështetjeje e organizatave të shoqërisë civile për të ofruar shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë.
Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministren e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, kryetarë të bashkive , organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë për prezantimin e programit #ReLOaD2 ,Kryetarja e Bashkisë nënshkroiÇertifikatën e “Përkushtimit” duke shprehur angazhimin për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe bashkëpumimin me shoqërinë civile për katër vitet e ardhshme.
Puna në këtë fazë të dytë do të përqëndrohet në:
Krijimin e hapësirave dhe mundësive të duhura për OSHC-të për t’i shërbyer më mirë komunitetit.
Fuqizimin e shoqërisë civile dhe angazhimit qytetar, me fokus tek të rinjtë, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes.
Promovimin e financimit transparent të projekteve të organizatave të shoqërisë civile.