Pas një dite të gjatë angazhimi, takimi i zhvilluar me të rinjtë e Këshillit Rinor ishte një takim plot me diskutime por edhe çlodhës.
Energjitë e tyre këta të rinj i përcollën me idetë dhe sugjerimet e tyre.
Gjatë takimit u diskutuan disa çështje të rëndësishme , ku të rinjtë shpalosën projekt- idetë, nismat dhe aktivitetet që do të realizojnë , të cilat do të përfshihen në buxhetin e vitit 2022.
Ata u njohën me Ligjin “Për Rininë” dhe me proçedurën për krijimin e Këshillit Vendor të Rinisë.Idetë dhe dëshira e tyre për të kontribuar në shërbim të komunitetit tregoi se këta janë të rinjtë përmetar.
Stafi i Njësisë së Integrimti Evropian shprehu gatshmërinë për të mbështetur çdo nismë që ndihmon dhe promovon të rinjtë dhe integrimin evropian
Takime të tilla nxitin të rinjtë të jenë krijues , të mendojnë në mënyrë kritike dhe të marrin pjesë aktivisht në diskutime publike.